ATSH – I. Vata/- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha sot se gjatë muajit maj morën asistencë juridike falas 201 qytetarë

Gjonaj tha se qytetarët që përfituan ndihmë juridike falas i përkasin çështjeve penale, civile dhe masa administrative dhe në lidhje me paketën e ndihmës ekonomike gjatë pandemisë.

“Gjatë muajit maj, 201 qytetarë kanë përfituar ndihmën juridike falas. Nga këto për paketën e ndihmës ekonomike, COVID-19 49 persona, për çështje administrative 45 persona, për çështje penale 19 persona, çështje civile 79 persona, masa administrative COVID-19, 9 persona”, tha ajo.

Po ashtu, Gjonaj fton qytetarët t’i drejtohen portalit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Për të përfituar në kohë të shkurtër shërbime ligjore falas aksesoni portalin në www.juristionline.al ose telefononi në numrin e gjelbër 0800 10 10”, tha Gjonaj. /a.a/