Një dyqan celularësh është grabitur gjatë natës në Vlorë. Paraprakisht bëhet me dije se dëmi është i konsiderueshëm pasi janë vjedhur 13 celularë.

Dyqani i celularëve ndodhet në qendër të qytetit bregdetar, në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë Poliklinikës. Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e saj, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Edhe pse subjekti ka qenë i pajisur me kamera sigurie, duket se identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë të maskuar dhe nuk kanë lënë gjurmë