ATSH/ -Greqia shtyn deri më 15 korrik të ndalimit të hyrjes në Greqi (dhe BE) të shtetasve të vendeve të treta, përfshirë Shqipërinë.

Ambasada e Greqisë në Shqipëri njofton se, “në bazë të Vendimit të Përbashkët të Ministrave të Shëndetësisë, të Transportit dhe Infrastrukturës, të Marinës Tregtare dhe Politikës Ishullore, me titull: “Vendosja e masave të kufizimit të përkohshëm të lidhjeve me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Suedinë, me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19, për periudhën kohore nga 1.7.2020 deri më 15.7.2020’’, asnjë ndryshim nuk ka në regjimin e hyrjeve nga Shqipëria drejt Greqisë, në lidhje me periudhën e mëparshme që sapo lamë pas”.

Njoftimin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi e cila ka shtuar se, “ndalimi nuk përfshin ndër të tjera, vetëm: “banorët afatgjatë në shtetet anëtare të BE ose Marrëveshjes së Shengenit dhe shtetasit e vendeve të treta që kanë një leje qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së ose Marrëveshjes së Shengenit; pasagjerët transit etj”. Në Greqi mund të hyjnë gjithashtu qytetarët që kanë shtetësi greke ose kartë homogjeni”.

“Vetëm, shtetasit e vendeve të treta që i nënshtrohen këtij ndalimi kanë të drejtë të dorëzojnë një kërkesë pranë Zyrës Konsullore Greke të vendbanimit ose qëndrimit të tyre për hyrjen e tyre përjashtimore në vend për arsye biznesi ose personale (urgjenca shëndetësore)”, thekson Ambasada.

/gj.mima//a.a/