ROME, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Sot do vëzhgohet eklipsi i dytë hënor i vitit 2020 pas atij të 10 janarit.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Europë si dhe në Afrikë, Azi, Australi dhe Zelandë të Re.

Është një eklips në të cilën Hëna shfaqet e mbuluar nga një ”vello” që dobëson dritën e saj.

“Pasi pritëm më kot për spektaklin e kometave Atlas dhe Swan, të cilat kanë zhgënjyer pritjet më optimiste, mund të vëzhgojmë këtë fenomen klasik edhe në një version të reduktuar” vëzhgon Gianluca Masi, themeluesi dhe menaxheri i Teleskopit Virtual.

“Eklipsi penumbral hënor është në të vërtetë modest, pasi nuk do të ketë hijen klasike të dukshme të Tokës në diskun hënor, por do të vëzhgojmë vetëm një errësim të lehtë të një pjese të diskut të Hënës, sepse Hëna nuk zhytet në hijen e vërtetë të Tokës”, shtoi Masi.

ATSH