Kryeministri Edi Rama është përfshirë në përplasjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me deputetin e opozitës Halit Valteri i cili e ka cilësuar ministrin ‘kapter’.
Rama e ka quajtur Valterin një ëngjëll djallëzor ndërsa i ka tërhequr vëmendje për sjelljen në parlament.
“Një milet i tërë nga këtu merr shembullin më të keq. Nga këtu jepen shembujt më skandaloz. Dhe e mbylla!! Si ka mundësi që kur vini këtu silleni ekzaktësisht kundër të gjitha atyre që iu kërkoni fëmijëve tuaj në shtëpi.
Nuk e di a ke djalë a vajzë apo po kërkon akoma. Djali juaj ka thënë kështu kështu për drejtorin e shkollës, asgjë më pak dhe as më shumë se çfarë i thatë ju ministrit kapterr.
Imagjinoni sikur vajza jote ti thoshte mësueses ato që ti i the Lleshajt, do të të dhimbte koka.
Harrove fare që ka gra dhe vajza aty. Kur u thua njerëzve kriminel kriminel në Kuvend i sheh gjithë këto gra dhe nëna që janë këtu. Nuk ka këtu zoti Valteri dy palë shqiptarë.
Edhe një djall i madh nuk, ëngjëll jo. Ti je ëngjëll djallëzor që shfaqesh këtu si një politikan i ri që ska lidhje me të vjetrën. Ta uroj suksesin me gjithë shoirt sepse na duhen të rinj në politikë. Por mos fol si ata që ishin para teje se është shumë e vjetër”, tha Rama.
Sakaq Rama i ka akuzuar deputetët e opozitës që flasin si Basha, ndonëse mendojnë se po sjellin një model të ri.
“Ju keni ardhur nga hëna në momentin që ata ikën nga hëna dhe nuk keni marrë pjesë në asnjë proces qytetar. Ju keni një qytetar i thjeshtë që res[pektonit vijat e bardha dhe nuk përfshiheshit në PD. Jeni gjendur në listën e PD nuk e di për çafrë kontributesh se në atë parti nuk respektohet ata që respektojnë vijat e bardha.
Por në fakt ju flisni këtu si Basha, por ju jeni një tenor më i mirë se ai, se me ushtrinë skeni lidhje por me melodinë ju jeni më mirë se ai. Nga një anë kërkoni gjithçka dhe nga ana tjetër nuk keni lënë gjë pa thënë. Nga një anë duan çdo gjë siç e duan ata, nga ana tjetër nuk lini gjë ndaj nesh.
Ju jeni bijtë e mohuar të PD dhe i meritoni në fakt ato që u thonë se ata u kanë sjellë këtu dhe ju u keni dalë nga rreshti. Po me ne çfarë kanë?”, shtoi Rama
burimi (news bomb)