Një 22-vjeçar nga qyteti i Laçit humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Laç-Patok.

Sipas informacioneve për mediat, i riu është shtetasi Redon Zefi, i cili humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.