Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo, i cili ishte i infektuar me Covid-19.
Margariti me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten gjithnjë mes nesh.
Lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta, është bërë me dije nga miku i tij Arbër Kadia, i cili shkruan se Bajo nuk ia doli të fitojë betejën me Covid.
Postimi i plotë:
Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty…
Një ditë kaq e trishtë sot!
Kemi një artist më pak..
Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh…. u nda prej nesh.
A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?
U prehsh në paqe!
Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!