Një i ri i dënuar me 7 vite për trafikim droge ka rënë në prangat e policisë në Durrës.
Në pranga ka rënë K.R., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:
K.R., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme”, thotë policia. Newsbomb