Logo
spot_img
AKTUALITET
I plagosur me armë zjarri, i moshuari në Mat shkon në spital në orët e vona të mbrëmjen, ja çfarë dyshon policia
17/05/2021, 09:00
0
Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një 85-vjeçar është paraqitur në spital mbrëmjen e djeshme me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Bëhet me dije se shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.