NJU DELHI, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Bilanci nga epidemia e koronavirusit në Indi është rënduar me 2 000 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 11 903 të vdekur, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Kjo rritje erdhi si pasojë e rishikimit të shifrave në Bombei, qyteti më i prekur, që i ka shtuar 832 të vdekur bilancit ditor.

Kryeqyteti New Delhi, ku situata shëndetësore po shkon drejt degradimit, ka regjistruar 400 të vdekur në 24 orë.

I përballur me një rënie të konsiderueshme ekonomike, kryeministri Narendra Modi në hoqi në fillim të muajit kufizimet e vendosura në fund të marsit për 1,3 miliardë indianë, për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

ATSH