ATSH/- Industria e agropërpunimit është një nga shtyllat e rëndësishme ku duhet mbështetur rritja e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi deklaroi se me fondet e Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD kemi ndihmuar shumë sipërmarrje të agropërpunimit në mbarë vendin.
Në këtë kuadër, Çuçi vizitoi një nga këto sipërmarrje që ushtron aktivitetin e saj në Lezhë.
Kjo fabrikë e përpunimit të fruta-perimeve ka përfituar nga AZHBR investimin në një linjë të përpunimit të ullirit.
Produktet që përpunohen tek kjo kompani, tha Çuçi, eksportohen në vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e deri në Ukrainë.
‘Kjo kompani është rritur dhe ka sot këtë sukses falë pasionit dhe punës së Tomës”, u shpreh ministri./a.gjonaj/j.p/