ATSH/ Volumi i mallrave të transportuar me rrugë detare, rezulton me ulje si pasojë e situatës së pandemisë së COVID-19.
Referuar raportit të publikuar sot nga INSTAT mbi transportin, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin korrik 2020 është 378 mijë tonë, duke u ulur 7,9%, krahasuar me korrik 2019.
Në shtatëmujorin e 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.410 mijë tonë, duke u ulur me 8,7%, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.
INSTAT bën të ditur se në shtatëmujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 477,7 miliardë lekë dhe 50,6% e tyre u transportua me det./a.gjonaj//a.a/