/ATSH – I. Vata/- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot në takim ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria, kryenegociator për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Meta shprehet se “diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektivën e çeljes së negociatave”.

“Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, theksoi Meta./j.p/