ATSH – I. Vata/- Bashkia Dibër së shpejti nis investimin e ri për ndërtimin e rrjetit të jashtëm të ujësjellësit në Peshkopi.

Nga ky investim përfitojnë 36 000 banorë të njësive Peshkopi, Tomin, Kastriot dhe Kala e Dodës , i cili do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi.

“Falenderojmë pafund qeverinë shqiptare, e cila nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve(AKUM) miratoi projektin e Bashkisë Dibër”, bën të ditur bashkia Dibër.

“Furnizimi me ujë do të sigurohet nga burimet e Bjeshkës së Gramës, mali i Korabit në lartësi prej 2345 m”, shprehet bashkia. /a.a/