epa08767133 A person holds a new Apple iPhone 12 Pro in an Apple flagship store as sales begin for the iPhone 12 and iPhone 12 Pro in Beijing, China, 23 October 2020. EPA/WU HONG

Programet u prezantuan nga Steve Jobs gjatë MacWorld, ngjarja që kompania Cupertino organizon çdo vit për të prezantuar programe dhe pajisje të reja, më 9 janar 2001 dhe më pas më 9 janar 2007.

iTunes (dhe më vonë iTunes Store) ndryshoi mënyrën se si njerëzit dëgjojnë këngë.

Këngët në format dixhital dhe aftësia për të krijuar një bibliotekë muzikore shënuan fundin e CD-ve.

Nga ana tjetër iTunes filloi të vjetërohej me mbërritjen e shërbimeve të dëgjimit streaming siç është ”Spotify”.

Aq sa Apple vendosi të mbyllë platformën në 2019, duke e ndarë atë në tre aplikacione që ofrojnë tre faza të ndryshme për muzikë dixhitale, filma dhe podcast (Apple Music, Apple TV dhe Apple Podcasts).

IPhone, i prezantuar 14 vjet më parë, ka lëvizur gjithnjë e më shumë në botën e përmbajtjes, aplikacioneve dhe shërbimeve online, thelbësore në këto muaj të Covid-19./ /os/