Hikikomori është një term japonez për njerëzit që shkëputen nga shoqëria, ndonjëherë për muaj apo vite.

Studiuesit thonë se shkaqet janë periudha e gjatë e pandemisë së Covid-19-tës, zhvillimi i internetit dhe mungesa e ndërveprimit sy ndër sy mes njerëzve.

“Ky term lidhet me personazhe filmash vizatimorë në Japoni. Personat Hikikomori tentojnë që gradualisht, por ndonjëherë edhe në mënyrë të menjëhershme, të shkëputin çdo lloj marrëdhënie sociale, çdo lloj komunikimi dhe të qëndrojnë të izoluar, në shtëpi, por në raste ekstreme edhe në një dhomë apo ambient të kufizuar brenda banesës

Për fat të keq Hikikomorin e vëmë re në të gjitha vendet, në të gjitha kulturat, në të gjitha komunitetet, që do të thotë që Hikikomori patjetër ka edhe në vendin tonë. Pra edhe këtu ka persona të izoluar që bëjnë një jetë të mbyllur, bëjnë një jetë të tërhequr sociale deri në ekstrem.

Edhe unë personalisht si psikologe kam trajtuar raste me Hikikomori, megjithëse e referojnë si një problem që nuk evidentohet dot lehtë. Familjarët thonë që nuk e di çfarë ka, nuk del nga shtëpia, është izoluar, pra Hikikomori nuk është term I evidentuar në kulturën tonë, dhe patjetër që kam trajtuar raste të tilla. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që çfarëdolloj ndryshimi që familjari pëson, duhet të mendojmë që diçka jo e zakonshme po ndodh më shëndetin e tij mendor dhe që personi duhet të marrë një ndihmë të specializuar tek ekspertët e shëndetit mendor”,tha psikologia Jonida Haxhiu.

Top Channel