Mezi po e prisni “Në kuadër të dashurisë”? Epo, edhe ne! Dhe me gëzimin më të madh ndajmë me ju lajmin se shumë pak na ndan nga premiera e tij

Gjatë muajve të fundit, filmi ka qenë në fazë post-produksioni, ndërkohë ditën e djeshme ju bëmë me dije edhe datën e premierës. Kështu, shfaqja e madhe do jetë më 9 tetor, pak ditë nga tani, ndërsa për publikun do shfaqet në kinema nga 10 tetori.

Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh kanë punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku.

Shumë prej jush na kanë pyetur për trailerin e filmit. Dhe, ja kur erdhi tashmë koha! Traileri i “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë sonte në orën 20:00 në kanalin zyrtar në YouTube të Top Channel.

 

Top Channel