TIRANË, 28 Maj/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi vizitoi sot një nga kantinat e rrushit autokton në vend, e cila është mbështetur nga qeveria përmes skemës kombëtare.
Falë kësaj mbështetjeje, tha Ministri, kantina sot prodhon me teknologji moderne.
Sipas ministrit Çuçi, 18 % e prodhimit të kësaj kantine eksportohet jashtë vendit, në SHBA, Gjermani, Zvicër e Danimarkë.
Ai bëri të ditur po ashtu, se po punohet për Kadastrën e Vreshtave dhe një ligj të ri për vreshtarinë.
“Kultivimi i rrushit autokton dhe prodhimi i verës i trashëguar në tre breza. Tradita e hershme e Mirditës është rikthyer në një emër të vetëm. Është kantina “Arbëri”, simboli i ringjalljes së vreshtarisë shqiptare”, tha ministry Çuçi./a.gjonaj/j.p/