Muajt e parë të këtij viti për të gjithë globin sollën një rrezik dhe sfidë të madhe. Rreziku i një virusi të padukshëm dhe sfida e ruajtjes prej tij ishin të mëdha në një shoqëri të lirë e cila papritur u izolua. Fenomeni ishte mbarë botërorë dhe natyrisht nuk do të shpëtonte Shqipëria. Po si e përballoi shoqëria shqiptare izolimin?

Pasojat e virusit fatmirësisht nuk ishin të mëdha, por a kishte pasoja të tjera?

24 orë në 24 njerëzit u mbyllën në shtëpitë e tyre. Për shumicën shtëpia ishte vendi më i sigurtë që garantonte mbrojtje, por për një pjesë tjetër shtëpia u bë vendi i dhunës, frikës dhe të një ngarkese të madhe psikologjike. Dhunues e viktima jetuan bashkë në një shtëpi pa asnjë limit kohorë dhe pasojat u panë me rritjet të rasteve të dhunës gjatë kësaj periudhe. Nuk ishin të paktë qytetarët që kërkuan mbështetje psikologjike dhe jo vetëm.

“Pasojë e mbylljes dhe vetë izolimit është shtuar gjendja e agrisvitetit tek individi si pasojë e stresit ,presionit,frustrimitë edhe një sërë faktorësh të tjetë “ shprehet psikologia Elona Mustafaraj.

Dhuna në familje është kthyer në një shqetësim serioz ku nuk kanë munguar edhe rastet ekstreme. Qytetarët e Elbasanit gjykojnë se faktori kryesor që shkakton dhunën është ekonomia e dobët dhe papunësia.

“Dhuna është e vazhdueshme cdo ditë arsyeja është ekonomia e dobët ,probleme sociale dhe mentaliteti është i vjetruar dhe kjo sjell shqetësim për familjen .Dhuna është e dëmshme,cdo gjë varet tek njeriu,tek sjellja e tij” u shprehen ata.

Pavarësisht ndryshimeve ligjore të herë pas hershme dhe forcimit të masave dënuese rastet vazhdojnë të jenë të frikshme. Një punë e madhe bëhet edhe nga organizatat joqeveritare por dhuna vazhdon të jetoj me shoqërinë. Ndërsa pasojat janë të rënda sidomos për fëmijët që rriten në mjedise dhune.

“Pasojat e dhunës tek fëmijët janë shumë të mëdhaja,mund të jenë pasoja lidhur me zhvillimin tek fëmijët, ka raste ku fëmijët bëjn stopim të zhvillimit të tyre emocional,atij gjuhësorë dhe fizik” shprehet psikologia Elona Mustafaraj.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut; ekspertët thonë se shumë raste ende mbeten brenda mureve të familjeve. Shoqëria shqiptare duket se është ende larg ndërgjegjësimit dhe shumë gra nuk guxojnë të denoncojnë. E gjithë energjia nuk përqendrohet në dënimin e rasteve, por një punë e jashtëzakonshme po bëhet për të rritur sensibilizimin kundër dhunës për te denoncuar cdo formë e saj qofte fizike, seksuale apo psikologjike. Pre’ e dhunës nuk janë vetëm gratë, por edhe të moshuar e fëmijë po ashtu cdo ditë ndeshen me dhunën në familje. Në rast se të gjithë ngejmë zërin, në rast se bashkepunojmë kundër këtij fenomeni negativ me siguri ai nuk do të zhduket, por do të minimizohet në cdo rast.