“Prurjet natyrore në kaskadë janë 380 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-t të Fierzës është 292.45 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-t të Komanit është 172.84 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-n e Vaut të Dejës është 73.89 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-n e Fierzës është 7820 MWh, në Koman 8743 MWh dhe në Vaun e Dejës 4300 MWh. /j.p/