TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Leku forcoi pozitat sot ndaj euros dhe dollarit amerikan në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase u forcua me 0,64 lekë në këmbim me dollarin dhe 0,11 lekë me euron.

Sot euro u këmbye në kuotën e 124,14 lekë dhe dollari në vlerën e 111,17 lekëve.

Pozita zhvlerësimi me rreth 0,63 lekë, shënoi edhe franga zvicerane, ndryshe nga paundi  britanik që u forcua me 1,20 lekë.

BSH bën të ditur se, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore. /j.p/

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 111.17 -0.64
Euro EUR 124.14 -0.11
Poundi Britanik GBP 139.70 +1.20
Franga Zvicerane CHF 115.75 -0.63
Jeni Japonez (100) JPY 103.20 -0.72
Dollari Australian AUD 76.35 +1.12
Dollari Kanadez CAD 82.37 +0.89
Korona Suedeze SEK 11.92 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 11.68 +0.15
Korona Daneze DKK 16.68 +0.01
SDR SDR 152.44 -0.97
Ari(OZ 1) XAU 193215.02 -911.06
Argjend(OZ 1) XAG 2029.96 -3.45
Juani Kinez (onshore) CNY 15.66 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.64 -0.01
Lira Turke TRY 16.42 +0.02

 

ATSH