/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0.15 lekë dhe 0.13 lekë në raport me monedhën vendase, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot, me 123.89 lekë dhe dollari me 113.18 lekë.
Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua me 0.32 lekë dhe këmbehet me 138.58 lekë ndryshe nga franga zvicerane që u forcua me 0.36 lekë dhe këmbehet me 117.09 lekë.
Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 113.18 -0.13
Euro EUR 123.89 -0.15
Poundi Britanik GBP 138.58 -0.32
Franga Zvicerane CHF 117.09 +0.36
Jeni Japonez (100) JPY 105.18 -0.23
Dollari Australian AUD 74.13 -0.09
Dollari Kanadez CAD 81.30 -0.11
Korona Suedeze SEK 11.73 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.33 -0.01
Korona Daneze DKK 16.63 -0.02
SDR SDR 154.54 +0.64
Ari(OZ 1) XAU 197901.14 +1,377.17
Argjend(OZ 1) XAG 1975.49 +44.94
Juani Kinez (onshore) CNY 15.93 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.90 -0.01
Lira Turke TRY 16.66 -0.02