ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, dollari amerikan u zhvlerësua me 1.11 lekë, ndërsa monedha europiane u forcua me 0.17 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u këmbye sot në kuotën e 111.76 lekëve dhe euro me 124.33 lekë.
Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua me 0.79 lekë dhe këmbehet me 137.55 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 116.32 lekë ose 0.10 lekë më pak se një ditë më parë.
BSH, vlerëson se luhatjet në tregun valutor janë brenda parashikimeve. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD111.76-1.11
EuroEUR124.33+0.17
Poundi BritanikGBP137.55-0.79
Franga ZviceraneCHF116.32-0.10
Jeni Japonez (100)JPY104.25-0.54
Dollari AustralianAUD74.38-0.24
Dollari KanadezCAD81.24-0.71
Korona SuedezeSEK11.84+0.08
Korona NorvegjezeNOK11.48+0.07
Korona DanezeDKK16.69+0.02
SDRSDR152.61-1.68
Ari(OZ 1)XAU192776.13-1,754.97
Argjend(OZ 1)XAG1950.70-5.64
Juani Kinez (onshore)CNY15.65-0.12
Juani Kinez (offshore)CNH15.61-0.12
Lira TurkeTRY16.38-0.22

 

e.xh/j.p/