ATSH/- Tregu i këmbimit valutor vendas, gjatë kësaj jave reflektoi forcimin e pozitave të Lekut, ndaj monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u zhvlerësua në fundjavë me 1 lekë duke regjistruar kuotën 123.37 lekë ndaj 124,30 lekë që ishte ditën e hënë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rënie prej 3 lekë që nga fillimi javës duke u këmbyer të shtunën me 139.25 lekë.
Pozita zhvlerësuese ndaj Lekut, shënoi edhe franga zvicerane.
Franga Zvicerante këmbehej të hënën me 118.24 lekë dhe e ka mbyllur javën në kuotën e 117.34 lekëve, me një rënie prej 1 lekë.
Ndërsa dollari amerikan është valuta që regjistroi një javë relativisht të qëndrueshme. Ajo ka ruajtur stabilitet përgjatë periudhës 11 deri 15 maj, duke u këmbyer përgjithësiht rreth vlerës 114.16 lekë.e.xh/