TIRANË, 18 qershor /ATSH/- Tregu i këmbimit valutor vendas paraqitet i qëndrueshëm në dhjetë ditshin e tretë të muajit qershor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane, euro dhe ajo e gjelbër amerikane, dollari, janë forcuar sot lehtë, respektivisht me 0.02 lekë dhe 0.03 lekë.
Sot euro këmbehet  me 124.31 lekë dhe dollari këmbehet me 110.50 lekë.
Ndërkohë paundi britanik është zhvlerësuar me 0.44 lekë dhe këmbehet me 138.14 lekë dhe franga zvicerane këmbehet sot me 116.46 lekë ose 0.26 lekë më shumë se një ditë më parë. /a.a/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.50 +0.03
Euro EUR 124.31 +0.02
Poundi Britanik GBP 138.14 -0.44
Franga Zvicerane CHF 116.46 +0.26
Jeni Japonez (100) JPY 103.28 +0.37
Dollari Australian AUD 76.05 -0.03
Dollari Kanadez CAD 81.68 +0.08
Korona Suedeze SEK 11.83 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 11.68 +0.12
Korona Daneze DKK 16.68 +0.03
SDR SDR 152.47 -0.38
Ari(OZ 1) XAU 190874.27 +1,129.90
Argjend(OZ 1) XAG 1943.54 +22.47
Juani Kinez (onshore) CNY 15.61 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.63 +0.03
Lira Turke TRY 16.11 -0.02

 

ATSH