TSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, leku u zhvlerësua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u forcua me 0.40 lekë duke u ngjitur në kuotën e 124.07 lekëve ndërsa dollari amerikan këmbehet me 114. 84 lekë ose 0.77 lekë më shumë.
Këtë të mërkurë të gjitha valutat e huaja janë forcuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë edhe paundi britanik e franga zvicerane kanë fituar përkatësisht nga 0.21 lekë dhe 0.36 lekë.
Banka e Shqipërisë shprehet se, në kushtet e situatë së masave ndaj COVID-19, po vijon  të monitorojë nga afër sjelljen e kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valutor, me qëllim që të reagojë në kohë për të mënjanuar/minimizuar rastet kur operatorët e tregut kanë stres për të operuar në këtë treg. /a.a/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 114.84 +0.77
Euro EUR 124.07 +0.40
Poundi Britanik GBP 142.08 +0.21
Franga Zvicerane CHF 117.81 +0.36
Jeni Japonez (100) JPY 108.06 +1.26
Dollari Australian AUD 73.77 +0.49
Dollari Kanadez CAD 81.66 +0.68
Korona Suedeze SEK 11.64 +0.12
Korona Norvegjeze NOK 11.16 +0.12
Korona Daneze DKK 16.61 +0.05
SDR SDR 156.51 +0.67
Ari(OZ 1) XAU 195239.76 +1,771.42
Argjend(OZ 1) XAG 1731.45 +46.44
Juani Kinez (onshore) CNY 16.18 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.14 +0.13
Lira Turke TRY 16.03 -0.08
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Ag