NJU JORK, 16 qershor /ATSH-AA/ – Ceremonia e dhënies së çmimeve ”Oscar”, një ndër çmimet më prestigjioze në botën e kinematografisë, është shtyrë për shkak të pandemisë që ende po vazhdon në SHBA.

Në njoftimin e bërë nga Akademia Amerikane e Arteve Kinematografike dhe Shkencave, thuhet se ceremonia e 93-të që planifikohej të zhvillohej më 28 shkurt 2021 është shtyrë më 25 prill 2021 për shkak të COVID-19.

“Me shtyrjen e datës së çmimeve shpresojmë të ofrojmë fleksibilitetin e nevojshëm për prodhuesit e filmave që të përfundojnë filmat e tyre dhe t’i shfaqin ato”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendin, aplikimet gjithashtu janë zgjatur deri më 28 prill 2021.

Prodhimi në sektorin e filmave dhe të televizionit në SHBA ka ndalur në kuadër të masave të marrë kundër pandemisë.

Për herë të fundit, kjo ceremoni ishte shtyrë për 24 orë, në vitin 1981, pas një tentative për vrasje ndaj presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Reagan.

ATSH