/ATSH/ – Serotonina njihet si hormoni i lumturisë, por roli i saj në metabolizëm nuk është i njohur për të gjithë, shkruhet në faqen e internetit melarossa.it.

Seretonina është një molekulë e prodhuar nga qelizat e sistemit nervor qendror dhe sistemit gastrointestinal. Funksioni i saj kryesor është të rregullojë komunikimin e impulseve midis qelizave të indeve të ndryshme.

Ajo është një molekulë sinjal neurotransmetues.

Përveç përfshirjes në rregullimin e humorit, është e nevojshme për funksionimin e duhur të aktiviteteve të shumta biologjike.

Në fakt, ajo koordinon mekanizmat e sulmit/mbrojtjes dhe ciklin e gjumit/zgjimit.

Përveç kësaj, ajo kontrollon ndjenjën e urisë, kënaqësisë dhe rregullon shumë funksione të tjera metabolike.

Seretonina sintetizohet nga triptofani, një aminoacid thelbësor që trupi duhet të marrë me dietë.

Prandaj, zgjedhja e ushqimit është një faktor i rëndësishëm për të siguruar që trupi të jetë në gjendje të prodhojë serotoninën, molekulën e humorit të mirë.

Ky emër është për shkak të faktit se mungesat në këtë hormon mund të çojnë në çekuilibër të sistemit nervor qendror, me ndryshime të humorit dhe simptoma depresive./ /os/