TIRANË, 10 qershor /ATSH – I. Vata/- Bashkia Klos ka rehabilituar rrugën “Mali i Epërm”, në fshatin Ketë e cila ishte lënë në harresë prej vitesh.
Pas më shumë se 20 vitesh, nga një sfilitje për më shumë se 3 orësh për banorët, sot në Ketë arrihet për 30 minuta.
Kryetari i Bashkisë së Klosit, Ilmi Hoxha tha se është bërë i mundur zgjerimi, rehabilitimi dhe rikonfigurimi i rrugës së fshatit Ketë rruga “Mali i Epërm” në Lagjet Muçaj e Kurtej të Njësisë Administrative Xibër, falë disponibilitetit të treguar nga ana e firmës ndërtuese që po operon në këtë zonë.
Rruga u shërben u shërben qindra banorëve, si dhe funksionon si lidhje me fshatrat e tjerë.
Bashkia Klos prej kohësh ka vijuar punën për rehabilitimin e rrugëve nëpër fshatra.
Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbime në bashkinë Klos, po punon për rehabilitimin e shumë rrugëve të lëna në harresë prej shumë vitesh.
Pak ditë më parë ka përfunduar rehabilitimi i rrugës në lagjen Bala të Fshatit Pleshë.
ATSH