Rregullorja e miratuar nga KLP për procedurën e  ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, (e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin.

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurorit Kreshnik Ajazi, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për një mandat 3-vjeçar./j.p/