/ATSH/- 20 kabina që furnizojnë me energji zonën e Yzberishtit janë lënë pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit të fiderit të tensionit të mesëm nga një kompani private.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri të ditur se grupet e punës janë në terren për riparimin e dëmit, ndërkohë po kryhen manovrime për furnizim me linjë të dytë të banorëve të zonës së prekur.
“Për shkak të punimeve nga një subjekt privat pranë rrugës “Besim Alla”, është dëmtar fiderit i tensionit të mesëm, duke lënë pa energji elektrike 20 kabina që furnizojnë zonën e Yzberishtit. Njësia teknike e OSSH Tirana 1, është kryer manovrime për furnizim me linjë të dytë, ndërkohe po punohet për riparimin e demit”, deklaroi OSHEE./a.gjonaj/ /a.g/