Përmirësimi i kujdesit shëndetësor për të burgosurit është një tjetër arritje domethënëse e Ministrisë së Drejtësisë. Kështu u shpreh sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila dha edhe disa fakte.

“Për herë të parë filloi kryerja e kontrollit mjekësor bazë (Check up) për të gjithë të burgosurit e grupmoshës 35-70 vjeç. Kemi rritur numrin e konsultave të specializuara dhe ekzaminimeve mjekësore për të burgosurit në spitalet rajonale publike me 57% gjatë 2020 krahasuar me vitin 2018”, theksoi Gjonaj.

Gjonaj informoi se janë lidhur kontrata për punësim me kohë të pjesshme të mjekëve, si dhe është forcuar bashkëpunimin me Spitalet Rajonale për konsulta dhe ekzaminime mjekësore si dhe është investuar në përmirësime të rëndësishme logjistike.

“Gjithashtu duhet theksuar se kemi krijuar sektorë të kujdesit të veçantë për personat e dënuar që shfaqin probleme të shëndetit mendor dhe kemi siguruar vëmendje të specializuar për ta”, përfundoi Gjonaj.