130 shoferë janë ndëshkuar me pezullim leje drejtimi për 3 vite dhe bllokim mjeti gjatë ditës së sotme. Burime nga Policia për Report Tv bëjnë me dije se Tirana vijon të qëndrojë më problematikja me heqjen e lejes së drejtimit për 61 drejtues mjetesh, 61 mjete të bllokuara në banesë dhe heqjen e lejes së qarkullimit për 61 mjete.
Ndërkaq, sipas të dhënave përgjatë gjithë ditës së sotme deri në orën 22:00 është hequr leja e drejtimit për 7 drejtues mjeti në Durrës, 5 në Berat, 4 në Elbasan, 19 në Fier, 3 në Korçë, 1 në Gjirokastër, 17 për drejtues mjeti në Lezhë, 3 në Kavajë, 2 në Vlorë, 3 në Sarandë dhe 4 në Dibër.
Po ashtu, janë bllokuar 3 automjete në Sarandë, 2 në Vlorë, 9 në Fier, 3 në Korçë, një mjet në Berat e një në Kukës.
Policia ka dhënë masën administrative “ndalim qarkullimi” për 4 mjete në Berat, 4 në Dibër, 7 në Durrës, 4 në Elbasan, 10 në Fier, një në Gjirokastër, 17 në Lezhë dhe 3 në Kavajë. Ndërkohë, iu është bllokuar mjeti në banesë 4 drejtuesve në Berat, 4 në Dibër, 7 në Durrës, 4 në Elbasan, 10 në Fier, 1 në Gjirokastër, 17 në Lezhë dhe 3 në Kavajë.
Pavarësisht situatës nga COVID-19, burime nga policia bëjnë me dije se vijon kërkesa e qytetarëve për autorizime automjetesh ku në një ditë regjistrohen deri në 16 mijë kërkesa./Shqiptarja.com