/ATSH/ -Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i dha të drejtë Presidentit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, i datës 30 prill 2020, me të cilin Avdullah Hoti, iu propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Menjëherë pas këtij zhvillimi, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë u dërgua Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson Deklarata./KosovaPress/