Qeveria shpenzon nga taksat tona rreth 785 euro në vit për nxënës për shërbimin e arsimor në ciklin 9-vjeçar.

Kostoja për nxënës në të gjitha nivelet e studimit në arsimin publik është llogaritur nga Ministria e Arsimit në ndarjen e fondeve sipas programeve.

Sipas të dhënave zyrtare në arsimin 9-vjeçar në këtë vit shkollor janë rreth 260 mijë nxënës.

Vetëm për shërbimin e mësimdhënies është përcaktuar në buxhet rreth 22 miliardë lekë, që përfaqëson kryesisht pagat e mësuesve. Shpenzimet për nxënës gjatë një viti shkollor llogariten në 82,425 lekë ose rreth 785 euro.

Në arsimin e mesëm, kostoja është disi më e lartë. Shpenzimet publike për një nxënës gjatë një viti shkollor në gjimnaz llogariten 104,020 lekë nga Ministria e Arsimit ose një rreth 990 euro.

Në arsimin e lartë publik, në nivelin e parë, shërbimi i mësimdhënies për një student është 1326 euro.

Kostot për nxënës në arsimin publik pritet të rriten në vitet në vijim nga ulja e numrit të nxënësve dhe rritja e pagave të mësuesve.

Kostot reale janë edhe më larta, pasi një pjesë e tyre mbulohen nga prindërit, të tilla si shpenzimet e transportit, pajisjet shkollore që përfshijnë mjetet dhe librat përballohen nga prindërit.

Këtë shkollor 2023-2024 në të gjitha institucionet e arsimit para-universitar rreth 29 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës për herë të parë. Numri është i njëjtë në krahasim me një vit më parë pasi Ministria e Arsimit ndryshoi kriteret për regjistrim në klasë të parë.revistamonitor