/ATSH/ Kreditë me probleme shënuan nivelin 8,28% në fund të muajit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues është rritur lehtë krahasuar me nivelin 8.18% që ishte në muajin shkurt, kur arriti dhe treguesin më të ulët në 11 vjet.

BSH bën të ditur se, bankat raportojnë kredi me probleme kur ato nuk shlyhen prej më shumë se tre muajsh, ndërsa efektet e COVID-19 në këtë tregues nuk janë llogaritur.

Në kushtet e situatës COVID-19, bankat ndërmorën procesin e ristrukturimit të kredisë për biznesin dhe familjet në vështirësi të përkohshme, që filloi pas një vendimi të përbashkët mes qeverisë dhe BSH-së, çka lehtësoi kërkesat rregullatore mbi riskedulimin e kredisë.

Vendimi ishte fillimisht për tre muaj, për periudhën mars-maj dhe më pas është shtyrë edhe për tre muaj të tjerë, qershor-gusht 2020.

Banka e Shqipërisë njofton se  për shtyrjen e parë tremujore janë ristrukturuar kredi me një vlerë totale prej rreth 2 miliardë euro, ose gati gjysmën e stokut të huasë të dhënë nga bankat që arrin në 4 miliardë euro. e.xh//a.a/r.e/