ATSH – I. Vata/ – Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot në Kopenhagen një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella
Ministri Cakaj shprehet se gjatë takimit, biseda u fokusua në rëndësinë e patjetërsueshme të Asamblesë së Përgjithshme në zbatimin e prioriteve të OSBE-së dhe punën që po bën Kryesia e Shqipërisë në zgjidhjen e konflikteve në hapësirën e përbashkët të sigurisë brenda organizatës.
“U pajtuam, që së bashku, të kemi një përqendrim më të madh te krimet kibernetike dhe kërcënimet hibride si elemente shumë të rëndësishme të sigurisë në botën post-COVID19”- u shpreh Cakaj
Gjithashtu, Cakaj siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të kryejë me përgjegjësi e eficiencë të plotë të gjithë detyrimet e saj si Kryesi e Radhës e OSBE-së