Për shkak se në godinë ishin vendosur llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, janë hetuar në gjendje të lirë katër punonjës të OSHEE-së në Malësinë e Madhe, për shpërdorim detyre.

 

“Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. S., 23 vjeç, E. B., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, I. D., 50 vjeç, banues në Koplik dhe F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Bajzë, punonjës të OSHEE Malësi e Madhe”, shtohet më tej.

 

Pas verifikimeve të bëra janë sekuestruar 90 bimë narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, dhe 24 llamba e pajisje të ndryshme elektrike.Pas verifikimeve të bëra janë sekuestruar 90 bimë narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, dhe 24 llamba e pajisje të ndryshme elektrike.

 

Kjo është faza e 10-të e operacionit policor të koduar “Qarku”, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, që zhvillohet në Malësinë e Madhe.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel