LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Ylli britanik i poprock-ut, Rod Stewart deklaroi se ai po përdor “fuqinë” e tij si Kalorës (titull i akorduar nga e ndjera mbretëresha Elizabeth II) për të ndihmuar të tjerët, pasi ka marrë me qira një shtëpi për një familje për shtatë refugjatë ukrainas.

Këngëtari tha se ai zakonisht i mban të gjitha përpjekjet e tij bamirëse të fshehta, por shpresonte se, duke i bërë publike veprimet e tij, mund të frymëzonte edhe të tjerët për të ndihmuar.

Stewart, ose sër Rod siç njihet me titullin e tij britanik, ka ofruar mbështetje për çiftin ukrainas Rostylsav dhe Olena dhe pesë fëmijët e tyre, duke paguar qiranë dhe faturat për shtëpinë për të paktën një vit.

”Familja, e cila mbërriti në Britaninë e Madhe dhe nuk flet anglisht, është e bukur, shumë e sjellshme dhe të gjithë më janë shumë mirënjohës”, theksoi Stewart.”

”Thjesht më bën të dëshiroj të bëj më shumë. Po mendoj të marr një tjetër shtëpi tani dhe të sjell shumë njerëz këtu”, tha ai për tabloidin ”The Mirror”./ /os/