ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas të premten, monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 1.20 lekë ndërsa euro u forcua lehtë me 0.02 lekë, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan këmbehet me 109.62 lekë dhe monedha europiane në kuotën e 124.11 lekëve.
Këtë fundjavë në pozita të luahatshme krahasuar me një ditë më parë paraqitet edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Paundi britanik këmbehet me 138.47 lekë ose 0.44 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 114.51 lekë ose 1 lekë më pak se ditën e enjte.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se tregu i këmbimit valutor paraqitet i stabilizuar dhe luhatjet janë brenda parashikimeve të diktuara nga kërkesë oferta. /a.a/
Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD109.62-1.20
EuroEUR124.11+0.02
Poundi BritanikGBP138.47-0.44
Franga ZviceraneCHF114.51-1.00
Jeni Japonez (100)JPY100.34-1.40
Dollari AustralianAUD76.47+0.04
Dollari KanadezCAD81.30-0.73
Korona SuedezeSEK11.93+0.04
Korona NorvegjezeNOK11.77+0.07
Korona DanezeDKK16.660.00
SDRSDR150.79-1.73
Ari(OZ 1)XAU187211.38-2,085.40
Argjend(OZ 1)XAG1934.91-26.18
Juani Kinez (onshore)CNY15.46-0.11
Juani Kinez (offshore)CNH15.46-0.09
Lira TurkeTRY16.19-0.19