ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku thelloi pozitat dominuese në raport me dollarin amerikan ndërsa u zhvlerësua lehtë për të dytën ditë radhazi me euron.
Sipas kursit zyrtar të Bankë së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.78 lekë ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane humbi 0.18 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 106.73 lekëve.
Në pozita të trendit rritës në raport me lekun paraqitet sot edhe franga zvicerane. Ajo këmbehet me 115.41 lekë ose 0.12 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndryshe nga paundi britanik që është zhvlerësuar me 0.15 lekë dhe këmbehet me 135.94 lekë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 106.73 -0.18
Euro EUR 123.78 +0.02
Poundi Britanik GBP 135.94 -0.15
Franga Zvicerane CHF 115.41 +0.12
Jeni Japonez (100) JPY 100.36 +0.58
Dollari Australian AUD 75.59 -0.78
Dollari Kanadez CAD 79.54 -0.38
Korona Suedeze SEK 12.06 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 11.59 -0.13
Korona Daneze DKK 16.65 0.00
SDR SDR 149.00 -0.22
Ari(OZ 1) XAU 202010.50 +735.89
Argjend(OZ 1) XAG 2414.30 -26.53
Juani Kinez (onshore) CNY 15.21 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.20 -0.07
Lira Turke TRY 15.58 -0.03