Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi votoi së bashku me bashkëshortin në Elbasan, nga ku dha edhe mesazhin e saj në ditën e votimeve.
“Pas një periudhe të gjatë, të mbushur me ditë të vrenjtura me shi, sot kemi një ditë të bukur me diell, e cila na fton të gjithëve të shkojmë drejt kutive të votimit të paqtë, të qetë”, shprehet ajo.
Më tej, Kushi u shpreh se vota nuk është vetëm një e drejtë, por dhe një detyrë qytetare.
“Është shumë e rëndësishme sot që sa më shumë qytetarë të shkojnë drejt kutive të votimit”, tha Kushi.
Ministrja vlerësoi edhe rëndësinë e standardit në zgjedhje.