”Autoritetet po hetojnë mbi dyshimet për neglizhencë ndaj fëmijës”, raportoi sot gazeta më e madhe e Qipros ”Fileleftheros”.
Policia u njoftua nga fqinjët të enjten në mbrëmje.
Vajza me sa duket kishte qenë vetëm në apartament që nga mëngjesi.
Oficerët e policisë e gjetën 11-vjeçaren në shtëpi.
Ajo konfirmoi se babai i saj ishte nisur për një udhëtim ditën e mëparshme.
Babai beqar udhëtoi për të parë ndeshjen e futbollit midis ”Dinamo”-s dhe ”Pafos FC”, në Shqipëri, të enjten, e cila përfundoi në barazim 1-1.
”Policia thirri shërbimet sociale, të cilat morën përsipër kujdesin dhe mbrojtjen e vajzës”, sipas raportimeve në median qipriote.
Babai u arrestua pas kthimit të tij.
Ai është nën hetim me dyshimin se ka braktisur vajzën e tij të mitur dhe kështu e ka ekspozuar atë në rrezik./ a.jor.



























