Mijëra qytetarë, miq e personalitete të vendit kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në teatrin Skampa në nder të ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdinit. Ashtu sic vete Z. Sejdini diti te respektoje dhe te ndihmoje cdo qytetar pavaresisht bindjeve politike, homazheve ju bashkuan te majte e te djathte, miq e te panjohur ne shenje respekti per dhjetera vite kontribut dhene qytetit.

Lamtumirën e fundit ja përcollën Z. Sejdini bashkëqytetarët e tij me të cilët për shumë vite ndau objektivat për zhvillimin e qytetit dhe së bashku me ta diskutoi problematikat e përditshme. Vlerësim dhe mirënjohje ishte kryefjala e përcjelles së fundit.
Nen tingujt funeber te bandes frymore Aferdite kortezhi mortor mori rrugen e tij te fundit duke pershkuar bulevardin aq te dashur te qytetit te tij. Me duartrokitje ashtu sic e meritonte u percoll kryebashkiaku aq I dashur I Elbasanit.
Trupi I Qazim Sejdinit ndaloi para Bashkise Elbasan vendit qe I dha jeten dhe televizionit skampa institucionit qe ai respektoi gjate gjithe karieres se tij.
Qazim Sejdini lindi ne shkurt të vitit 1951 dhe vdiq në 12 qershor 2024. Gjithë jetën e tij Sejdini ja përkushtoi bashkëqytetarëve dhe vendlindjes. Në biznes, si prefekt dhe më tej si kryetar bashkie Z. Sejdini shërben me përkushtim e sakrificë. Shumë herë duke kaluar orë të gjata në zyrë larg familjes. Ai qeverisi me urtësi dhe dashamirësi, si një njeri popullor i cili qeverisjen e kupton vetëm së bashku me njerëzit. Qyteti i Elbasanit e thirri LALA, ashtu sic do të mbetet përjetësisht vëllai e miku i të gjithëve.