Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, Policia Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

 

– Advertisement –

 

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi me iniciale M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

 

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Arma e zjarrit pushkë me municion luftarak, është sekuestruar.