ATSH/ Rikonstruksioni i rrugës për në lagunën e Vainit në Lezhë, pritet të rrisë numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj në këto mjedise.
Punimet në këtë aks të rëndësishëm të financuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të japim impakt në zhvillimin e turizmit në zonë.
Aksi është drejt përfundimit dhe rruga së shpejti do të jetë gati duke i dhënë një zhvillim turizmit të bregdetit dhe atij lagunor.
Ky aks i rëndësishëm rrugor me gjatësi 4 km është një projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me vlerë 150 milionë lekë aksi që kalon mes përmes lagunës./m.m/ /a.g/