ATSH/ “Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi se drafti u votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga Lulzim Basha dhe PD.

Ndërkohë, Rama informoi se do të ketë një komunikim për mediet lidhur me këtë çështje në orën 13.00./m.m/ /a.g/