ATSH-DPA/ – E veja e mjekut kinez, Li Wenliang, i cili njoftoi i pari për COVID-19, lindi sot djalë në një spital në Wuhan.
Li, 34 vjeç, u përpoq të publikonte paralajmërimet e para për atë që më vonë u quajt COVID-19, gjatë kohës që trajtoi disa nga rastet më të hershme në fillim të janarit, por autoritetet kineze e bënë të heshtte.
Ai më vonë u infektua dhe humbi jetën në shkurt, duke krijuar një valë zemërimi publik që bëri që qeveria kineze ta shpallte zyrtarisht ”dëshmor”.
“A mund ta shohësh këtë nga parajsa”, shkruajti e veja e Li, Fu Xuejie në postimin në internet.
“Dhurata e fundit që më dhurove, lindi sot”, shtoi ajo./ /sara/