Kryetari i Bashkisë Elbasan ka marrë pjesë në një konferencë online organizuar nga #USAID  me pjesëmarrës ambasadoren Yuri Kim e një sërë personalitetesh nga mbarë bota, me fokus në transparencën, llogaridhënie e luftën ndaj korrupsionit.

Gjatë kësaj koference kreu i Bashkisë Llatja, ka theksuar se Bashkia Elbasan si pjesë e Open Government Partnership ka si mision të sajën qeverisjen e mirë përmes praktikave transparente duke përfshirë komunitetin në çdo vendimmarrje lokale.
Plani i Integritetit miratuar pak kohë më parë, është një gur kilometrik në luftën ndaj korrupsionit përmes një pakete masash rregullatore e administrative për integritetin, etikën e informimin në administratën publike.

EdliraXherri/  Elbasaninews.al