Kryetari i bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Desantila Tahiraj i është përgjigjur dëshirës së banorëve për ta takuar atë personalisht. Banorët janë shprehur të kënaqur me investimet që po kryhen në këtë zonë dhe falenderuan kryetarin për këtë. Aktualisht në Shirgjan po rehabilitohet rruga që u vjen në ndihmë shumë familjeve të kësaj zone dhe tashmë po vijojnë punimet me shtrimin e asfaltit dhe më pas me ndriçimin.

Sipas Tahiraj “kjo rrugë ka qenë shumë problematike dhe se kur kemi ardhur në fushtaë e kemi premtuar bashkë, kështu që ky premtim i mbajtur është shumë domethënës për banorët në prag fushate”.
Vet kryetari e pranoi se kjo është një kërkesë e hershme e banorëve dhe se kjo është një rrugë që lidh lagjen me tokë bujqësore dhe se u vjen në ndihmë të gjithëve.

Llatja u tha banorëve se “Shirgjani është një nga Njësitë Administrative me njerëz shumë të mirë dhe ne po fokusohemi tek fshatrat e fushës së Elbasanit. Kemi bërë punë, do bëjmë punë. Ne nuk merremi me fjalë, kanalet u pastruan të gjitha, unaza bujqësore u bë, mirëmbajtje të rrugëve, po bëjmë nga 100 mijë metra katrorë asfalt në vit, ku në Elbasan këto metra bëheshin për 4 apo 5 vite. Ne nuk po ndalemi asnjë çastë, po punojmë në çdo lagje të qytetit apo në çdo fshat.

Filluam që vjet dhe parvjet pas përfundimit të unzës bujqësore, mbështetjen për fermerët, me hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse, kemi vazhduar me unazën bujqësore ndërsa këtë vit do hapim kantierin tjetër që na lidh me fermën e Belshit ku do të bëhet një zonë e njëjtrajtshme.
Kemi bërë një punë të mirë deri tani, kemi ndërhyrë në një sërë fshatrash, ku jo më larg se 2020 bëmë edhe rrugën e varrezave. Qëkur miratova buxhetin e parë, 50% e investimeve do të shkonte në fshat për të përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve si në fshat ashtu edhe në qytet”’ tha Llatja.

Sipas kreut të bashkisë në këto katër vite janë bërë punë të mëdha si në fshat ashtu edhe në zonat informale në qytet dhe se 4 vitet e ardhshme do të ecim përpara së bashku për të vazhduar me projektet e mëdha që kemi nisur dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës për çdo qytetar.